Bota
Ky vend dënon me burg publikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale
Australia miratoi ditën e sotme një ligj i cili do të ndëshkojë rrjetet social dhe çdo shërbim tjetër hostimi që nuk heq përmbajtjet e dhunshme nga platformat e tyre.
Lëvizja vjen pak javë pas sulmit ndaj me armë ndaj dy xhamive në Zelandën Re. Pamjet e sulmit u publikuan në Facebook 1.5 milionë herë.
Nën ligjin e re, platformat duhet të heqin me shpejtësi çdo audio dhe video ku shfaqen apo dëgjohen veprime të dhunshme. Gjithashtu duhet të njoftojnë autoritetet kurdo që zbulojnë materiale ilegale,shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Nëse kompaninë dështojnë të heqin përmbajtje të dhunshme, ata mund të gjobiten me 10% të të ardhurave të tyre vjetore. Ligjit madje dënon edhe individët që kanë shërbime hostimi dhe rrezikojnë deri në 2.1 milionë dollarë gjobë e tre vite burgim.
Ligji është i pari në botë dhe kompanitë si Facebook, YouTube dhe Twitter janë të shqetësuara.
Gjigandët e teknologjisë thonë se është censurë e fjalës së lirë sepse mund të detyrohen të heqin postime përpara se dikush tjetër ti ketë parë.
Ato mendojnë se ligji i ri është ngutur për shkak të ngjarjes në Zelandën e Re.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












