Bota
Ky vend ndalon përdorimin e teknologjive për njohjen e fytyrës
Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës.
Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë.
Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, siç është autoriteti i transportit të qytetit.
Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikqyrjes tani duhet të miratohet nga administratorët e qytetit, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vërë në rrezik sigurinë e njerëzve dhe do të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin.
Ata që ishin pro kësaj mase thanë se teknologjia, siç ekziston sot, është e pasigurt dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme në privatësinë dhe lirinë e njerëzve.
Rregullat e reja nuk do të zbatohen për masat e sigurisë në aeroportin e San Franciskos ose në portin detar, pasi ato udhëhiqen nga agjenci federale dhe jolokale.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















