Lajme
Pse po shtohet numri i kamerave të sigurisë nëpër Zvicër?
Kompanitë publike të transportit kanë vendosur dhjetëra-mijëra kamera të sigurisë. Vetëm prej vitit 2015 janë shtuar rreth 10 mijë kamera, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Kantonet kanë shtuar monitorimin derisa, sistemi i gjykatave i është gëzuar këtij vendimi për shkak që Hekurudha Federale është e obliguar që të përcjellë video materiale për 200 raste në muaj.
Me instalimin e kamerave janë shtuar edhe shqetësimet se sistemi federal hekurudhor planifikon të përdorë edhe sistemin e identifikimit. Këto akuza i kanë mohuar nga SBB, duke thënë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Pavarësisht kësaj, mësohet se më 2015 SBB ka instaluar 14,600 kamera në trena dhe stacione, tash operojnë me 24,400 kamera. Kompania e hekurudhave BLS ka shtuar numrin e kamerave nga 630 në 2880, në hekurudhën Rhaetian janë shtuar nga 95 në 1723. Po ashtu është shtuar numri i kamerave të sigurisë edhe në Hekurudhën Jug-Lindore nga 380 në 1910. Kompania e transportit në Basel ka instaluar 1,622 kamera në autobusë dhe tramvaje, ndërkohë që në Cyrih kompania përgjegjëse ka instaluar 2,688 kamera dhe Postbus i ka shtuar rreth 1,200 kamera të sigurisë, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë janë arsyetuar me faktin se shtimi i kamerave në këto hapësira rritë sigurinë për qytetarët. “Survejimi me kamera është pjesë e konceptit tonë ta sigurisë. Është element i rëndësishëm për neve ne mënyrë që të rrisim sigurinë në trena për qytetarët dhe stafin tonë”, është shprehur për Blick një punonjës i Sistemit Federal Hekurudhor, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë njohësit e këtyre çështjeve i kanë thënë Blick se shtimi i kamerave nuk e rritë sigurinë për qytetarët. “Kamerat nuk i zgjidhin problemet, thjeshtë i zhvendosin diku tjetër”, është shprehur Klauser. Ai brengoset edhe me faktin se me shtimin e kamerave do të ulët numri i stafit. “Në trena për shembull ka më shumë kamera por më pak staf”, ka shtuar ai për Blick, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, qytetet e shumta janë duke rritur numrin e kamerave të sigurisë për shkaqe sigurie në të gjitha hapësirat, në mënyrë që kudo që mund të ketë probleme, dhunë ose vandalizëm, të sqarohen situatat më lehtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?