Autotech
Kyçja në internet do të bëhet përmes dritës
Në të ardhmen do të mjaftojë thjesht një llambë LED për të qenë gjithnjë të lidhur në internet me kompjuterin, tabletën dhe smartfonin, ky është revolucioni i “Li-Fi”, një “Wi-Fi” prej drite që do të mundësojë transmetimin e shpejtë të sasive të mëdha të të dhënave duke garantuar një mbrojtje më të madhe të komunikimit.
“Ndërsa Wi-Fi përdor valët radio, Li-Fi përdor ato elektromagnetike”, shpjegon Michele D’Amico doktor i “Wireless and Mobile Propagation” në Politeknikun e Milanos.
Për të krijuar lidhjen në internet do të mjaftojë vetëm një llambë LED me ndriçim normal.
Drita e dukshme e ndryshuar në shpejtësi të lartë transmeton të dhëna drejt pajisjes së përdoruesit, kompjuter apo smartfon, që duhet të jetë i pajisur me një aparaturë që transformon ndryshueshmërinë e ndriçimit të LED në sinjale elektrike.
“Mes pikave të forta të Li-Fi është rrezja optike, që garanton mbrojtjen e ndërhyrjeve nga sistemet e tjera dhe një mbrojtje më të lartë nga përgjimet. Për më tepër, meqenëse nuk përdor frekuencat radio, Li-Fi mund të përdoret në avionë dhe spitale”, thekson eksperti i Politeknikut.
“Megjithatë kjo teknologji e re ka edhe limite. Li-Fi nuk tejkalon pengesat si muret për pasojë duhet të instalohet një pajisje në çdo ambient ku dëshiron të lidhesh në internet. Për më tepër duhet që dritat të mbeten gjithnjë ndezur, edhe ditën”, shpjegon D’Amico, transmeton ATSH.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C











