Lajme
Lajçak: Hoti dhe Vuçiq u pajtuan për agjendën e dialogut më 16 korrik
Dialogu Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka rifilluar sot në Bruksel përmes një video-konference.
Pas kësaj video-konference ka folur përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.
“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falënderoj partnerët për angazhimin konsturktiv”, tha Lajçak, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit e BE-së kishin zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se të dyja palët ranë dakord për temat e takimit që do të mbahet javën e ardhshme, ku do të jenë edhe fizikisht të pranishëm në Bruksel.
“Dialogu nën kujdesin e BE-së vazhdon pas njëzet muajsh. Për temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu jemi pajtuar”, njoftoi Vuçiç në Instagram.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ende nuk është deklaruar.
Para fillimit të dialogut, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.
“Jam i lumtur se po rifilojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës permes video-konfetrencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë një një video-porosi Borrell.
“Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian”, ka shtuar Borrel.
Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se “mungesa e një zgjidhjeje e pengon zhvillimin e të dyja palëve”.
“E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qënë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjdije për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri”, ka thënë Borrell.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë Mijëra persona dolën në rrugë në disa qytete të Zvicrës për të shënuar 1 Majin, me... -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive 96 për qind e votuesve të SVP-së e mbështesin iniciativën. Me një shumicë të ngushtë (54%)... -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
Anti-konsumatoristët kërkojnë një kryeqytet zviceran pa reklama













