Kosova
Lajçak: Të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, shpresoj të sqarohemi javët e ardhshme
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sa i përket takimeve të zhvilluara të enjten në Bruksel, ka thënë se Kurti dhe Vuçiq janë treguar të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes, por kanë pasur mospajtime për modalitetin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se po kërkojnë opsione moderne evropiane.
“E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar. Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë sipas tij, asociacioni nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim, pasi siç tha ai edhe Serbia ka obligime të pazgjidhura.
“Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 Vitin e kaluar, Swissaid mbështeti gati 300,000 njerëz në dhjetë vende përmes bashkëpunimit për zhvillim dhe... -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën -
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake











