Bota
Lajm aspak i mirë, SHBA-ja ndryshon rregullat për ‘Green Card’
Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publike.
Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare.
Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.
Sipas NBC News, variantet e mëhershme të propozimit përfshinin masa shumë më të rrepta që parashikonin kufizimin e dhënies së kartës jeshile dhe nënshtetësisë për emigrantët të cilët kishin përdorur Obamacare ose lehtësira të caktuara tatimore.
Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje kjo të cilën e theksoi fort gjatë fushatës presidenciale e po kërkon ta kthejë në temë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në kongres.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












