E-Diaspora
Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani
Në këtë marrëveshje përfshihen edhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shëndetësore, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimet e papunësisë, përfitimet familjare e shumë të tjera
Një lajm shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në Gjermani. Kështu është shprehur, Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme për realizimin e një prej premtimeve të Samitit të parë të Diasporës, njoftojnë mediat shqiptare.
Bushati në rrjetet sociale ka njoftuar firmosjen e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko, marrëveshje që shërben përtej fushës së pensioneve, përcjell albinfo.ch.
Në këtë marrëveshje përfshihen edhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shëndetësore, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimet e papunësisë, përfitimet familjare e shumë të tjera.
Njoftimi i plotë
Lajm i mirë për bashkatdhetarët tanë.
Një nga premtimet e Samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet.
Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko sot ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të.
Qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut