Autotech
Lamborghini Aventador me ngjyrë vjollce, në nderim të modelit legjendar Diablo
Lamborghini Aventador zyrtarisht është pensionuar dhe tani pritet të shfaqet pasardhësi, e një njësi e përkryer është akoma e qasshme në treg.
Fjala është për modelin LP750-4 SV që ka vetëm 127 kilometra të kaluara, dhe e dekoron ngjyra vjollcë që nderon paraardhësin e tij – modelin legjendar Diablo.
Është SE30 Viola që jo vetëm që duket bukur, por në mënyrë direkte është e lidhur me Lamborghini Diablo SE30 nga viti 1994.
Ngjyra ka zbukuruar edicionin special Diablo që shënoi 30-vjetorin e këtij brendi. Vetëm 150 njësi të Diablo janë lyer me ngjyrën SE40 Viola, e 15 prej tyre kanë 595 kuaj-fuqi.
Aventadori që ishte nxjerrë në shitje, bart akoma edhe një logo identifikuar – e kjo është SV apo Super Veloce. Kjo nomenklaturë është rezervuar për versionin më të mirë që posedon materiale më të lehta, por që ka më shumë kuajfuqi.
E njëjta vlen edhe në këtë rast, pasi që Aventadori standard nga viti 2017 prodhon 691 kuajfuqi, derisa SV i ka 740. Vetura është në pronësi të distributorit të dikurshëm të Lamborghini në Kanada, e duket se është kujdesur mirë për këtë veturë që shumë rrallë dhe shkurt është vozitur.
Ankandi pritet së shpejti të përfundojë, e oferta më e mirë që deri më tani është dhënë është 500.000 dollarë.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër















