Bota
Laptopi, me viruse të rrezikshme, shitet për më shumë se 1 milion euro
Ndërsa shumica e njerëzve luten që kompjuteri i tyre të mos marrë ndonjë virus, një kompjuter portativ, i infektuar me disa nga viruset më të rrezikshëm kompjuterike, është vënë në shitje me një çmim goxha të lartë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për kompjuterin, i cili është vënë në ankand dhe çmimi i tij fillestar është 1.2 milion dollarë (pak më shumë se 1 milion euro).
Bëhet fjalë për modelin NC10 të Samsung nga viti 2008, me sistemin operativ Windows XP SP3.
Ky laptop thuhet të ketë gjashtë viruse të rrezikshme që besohet të kenë shkaktuar dëme prej 95 miliardë dollarësh gjatë dy dekadave të fundit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












