Lajme
Pacientët me Covid-19 kanë nevojë për kujdes intensiv dy herë më shumë
Në një publikim të ri, Zyra Federale e Statistikave nënvizon efektet e pandemisë Covid në sistemin e kujdesit shëndetësor zviceran.
Raporti prej 12 faqesh dokumenton ndikimin që koronavirusi ka pasur në spitale, si dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe pleqve, në vitin 2020.
Analiza zbuloi se pacientët me Covid kanë dy herë më shumë gjasa për të marrë kujdes intensiv sesa ata me kushte të tjera mjekësore (12 përqind kundrejt 5 përqind). Përveç kësaj, ata kanë nevojë për tre herë më shumë orë të kujdesit intensiv sesa ato pa Covid-19 (232 kundrejt 72 orësh), përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, 40 për qind e pacientëve me koronavirus në ICU-të zvicerane kërkonin intubim, krahasuar me 9 për qind të pacientëve të tjerë.
Për më tepër, njerëzit e shtruar në spital me një diagnozë Covid-19 vdiqën pesë herë më shpesh sesa ata pa koronavirus, zbuloi raporti.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












