Shqipëria
Larg plazhit, turistë nga Kosova e Gjermania shijojnë bukuritë e Valbonës
Një grup turistësh nga Kosova së bashku me turistë gjermanë vizituan ditën e djeshme këtë shteg
Parku Kombëtar Lugina e Valbonës tashmë është kthyer në një prej destinacionve turistike më të preferuara në Shqipëri nga turistë të huaj dhe vendas.
Shtegu Valbonë -Theth që lidh të dy parqet kombëtare brenda hapësirës së Alpeve është shtegu me lëvizjen më të madhe të turistëve.
Një grup turistësh nga Kosova së bashku me turistë gjermanë vizituan ditën e djeshme këtë shteg të udhëhequr nga guida e “Smile Albania”, transmeton ATSH.
Ata shijuan peizazhin e mrekullueshëm që ofron ky vend, bënë hiking nëpër shtigje duke shijuar bukurinë dhe biodiversitetin që ofron kjo zonë.
Gjithashtu ata shijuan dhe kulinarinë dhe mikpritjen e bujtinave që ndodhen në zonë.
Gjatë këtij sezoni turistik puna e punonjësve të Policisë së Shtetit në funksion të masave të sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes së turistëve dhe qarkullimit të mjeteve është e pranishme në këto zona ku ka prani të madhe të turistëve të huaj.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”














