Futboll

Lavdërohet dhe kritikohet Shaqiri

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të përfolur në Angli

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët më të komentuar në Angli.

Ai kaloi nga Stoke City në Liverpool, aty ku u shpall kampion i Evropës.

Ish-bashkëlojtari i tij në Stoke City, Peter Crouch, ka zbuluar disa gjëra interesante për Shaqirin.

“Shaqiri është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur, por kishte një problem, sepse talentin e shoqëronte me mungesë disipline. Njerëzit do të ankoheshin edhe pse Shaqiri kishte shënuar shumë gola dhe kishte dhe shumë asistime”, ka shkruar ish-sulmuesi anglez në autobiografinë e tij.

“Për të paktën 85 minuta çdo fundjavë ai ua bënte jetën të gjithëve pak më të vështirë. Transferimi te Liverpool ishte diçka e paimagjinueshme. Trajneri Jurgen Klopp është i ashpër dhe nuk toleron”, ka shkruar Crouch, përcjell albinfo.ch.