Integrimi
Lazim Destani përshëndet bashkimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Një darkë solemne që ka shtruar në Langental njëri nga themeluesit dhe njëherësh president i bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu, ka shërbyer për afaristët e këtushëm shqiptarë që të nxjerrin bilance dhe reflektim rreth fuksionimit të këtij organizmi ekonomik në të ardhmen.
Afaristi Fetahu kishte planfikuar gjithçka dhe ishte kujdesur që edhe ushqimi dhe të gjitha të tjerat që të ndodhin në një restoran të një pronari shqiptar.
Në këta takim ishte i pranishëm edhe Lazim Destani, biznismeni i njohur dhe filantropi njëherësh kryetari i nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Ai ka përshëndetur bashkimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
«Ndasitë nuk na çojnë askund dhe janë kundër kursit të një organizate gjithëpërfshirëse e urëlidhëse në mes bizneseve të shqiptarëve, atyre vendore e më gjerë. Ju jeni model edhe për organizatat tjera të bizneseve që veprojnë ende të ndara ”, është shprehur biznesmeni Destani.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen. Tashmë funksionojnë me dhjetëra rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.
Pjesëmarrës të kësaj darke në Langental ishin afaristja e njohur Merita Pinta, Prima Pflege, Fehmi Fetahi, president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, kryetari i Rrjetit, Qamil Isufi, dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha, si dhe anëtarët e kryesisë Anton Nikolla, Basri Shkodra, Afrim Veliu e Kujtim Krasniqi dhe këshilltari juridik, Nazmi Jakurti..
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












