E-Diaspora
Lazio ofron deri në 3 milionë për Mavrajn?
Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare tashmë e ka kontaktuar Mavrajn gjatë kohës sa ky ishte në stërvitjet për kombëtaren e Shqipërisë
Për futbollistin e Greuther Fürth, kapitenin Mërgim Mavraj, ditëve të fundit po pëshpëritet se do ta ndërrojë klubin. Dukest se rënia e klubit Fürth nga bundesliga e parë, po del fitimprurëse për Mavrajn. Siç ka shkruar “Gazzetta dello Sport” e Italisë e të premtes, fituesi i Kupës Italiane “Lazio” e Romës e ka ndërmend ta blejë lojtarin e zonës së mbrojtjes, Mërgim Mavrajn. Ish lojtari i kombëtares gjermane U21 dhe lojtari aktual i kombëtares së Shqipërisë klubi italian duket se është i gatshëm t`i “numërojë” dy deri në tre milionë euro.
Sipas “Gazzetta…”, drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare tashmë e ka kontaktuar Mavrajn gjatë kohës sa ky ishte në stërvitjet për kombëtaren e Shqipërisë.
Mavraj, me FC Fürth është i lidhur me kontratë deri në vitin e ardhshëm. Në Romë ai do të luante në sektorin e mbrojtjes, bashkë me bashkatdhetarin e tij, Lorik Cana, në ato pozicione që mbajnë në kombëtaren e Shqipërisë, shkruan 24.de.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













