Kosova
LDK i siguron 40 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë
Por, nga kjo parti thonë se do ta presin Kurtin edhe pak
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Partia, e cila ende është pjesë e kësaj Qeverie, ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për të thirrur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se këto nënshkrime do të dorëzohen sot në Kuvendin e Kosovës.
“Nënshkrimet janë të gatshme, besoj që nëse nuk ka lëvizje nga kryeministri Kurti, në fund të orarit të punës do t’i dorëzojmë. Unë krejt çfarë mund të konfirmoj është se nënshkrimet janë mbledhur më shumë se sa që është e nevojshme”, deklaron Gashi për mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ai nuk tregon se sa nënshkrime janë gjithsej, megjithatë thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur pasdite.
“Ju e dini që z. Mustafa ia ka dhënë një mundësi z.Kurtit dhe nuk varet prej neve”, shton ai për KosovaPress.
Partia e Isa Mustafës i ka 28 deputetë, por siç është raportuar janë katër deputetë të cilën kanë kundërshtuar rrëzimin e qeverisë Kurti. 13 nënshkrime janë nga AAK-ja dhe 6 nga Nisma dhe AKR. PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Kjo parti e udhëhequr nga Kadri Veseli i ka 24 deputetë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën