Kosova
LDK i vendos këto dy kushte Vetëvendosje, për koalicion
Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se nëse koalicioni NISMA-AKR futen në kuvend do të ishte më mirë që të qëndronin në opozitë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se LDK i ka kusht për pjesëmarrje në qeveri postin e presidentit dhe atij të kryetarit të parlamentit.
Svarqa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK i ka kushte për të hyrë në qeveri që asaj t’i takojnë presidenti dhe kryetari i parlamentit ndërsa ka thënë se për ministritë ende nuk është diskutuar.
Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj thotë se tema tjera nuk mund të jenë problem në arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se nëse koalicioni NISMA-AKR futen në kuvend do të ishte më mirë që të qëndronin në opozitë pasi sipas tij “vota e qytetarit e ka përcaktuar këtë”.
Ai ka thënë se qytetarët kanë votuar me shumicë partitë opozitare duke thënë NISMA-AKR do të duhej të qëndronin në opozitë.
I pyetur për temën më të përfolur të ditës së sotme, lokacionin e stadiumit të ri, Svarqa ka thënë se dëshirë e tij do të ishte që një stadium i tillë të ndërtohej në Ferizaj percjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se në LDK nuk është diskutuar për çështjen e lokacionit të stadiumit por ka thënë se nuk ka informacion nëse një gjë e tillë mund të jetë diskutuar mes grupeve punuese të LDK-së me Vetëvendosjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













