Kosova

LDK-ja sërish paralajmëron rrëzimin e Qeverisë

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar sërish se po punojnë për t’i siguruar votat për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Kreu i LDK-së në një konferencë për media ka thënë se për këtë janë duke bashkëpunuar edhe me Vetëvendosjen dhe Partinë Socialdemokrate, transmeton albinfo.ch.

 

Mustafa ka deklaruar se do të kontribuojnë në forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve.

Ai ka folur edhe për publikimin e fotos nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që u pretendua të jetë skenë e një dhunimi nga forcat serbe, por që më pas rezultoi të mos ishte ashtu.

 

Mustafa tha se është për keqardhje plasimi i fotove të tilla pa e ditur burimin.