Lajme
LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga pozitat në parti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë.
Mustafa nëpërmjet një letre që i ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, kërkoi që pozitën e Osmanit ta marrë kryeministri Avdullah Hoti.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili vendimin e shkarkimit nëpërmjet email-it e quajti skandaloz.
“Votimi përmes email-it është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerzëve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta s’e kanë problem edhe t’i manipulojnë rezultatet. Ekziston mundësia që rezultatet e këtij sondazhi online mund të jenë manipuluar, prandaj s’ka vlerë as juridike, as obligativ për askënd”, shkroi Avdyli.
“Ne dhe secili aktivist i LDK-së do ta konsiderojë këtë vetëm si një sondazh të pavlerë, derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













