Shkurt.ch
Leja për autoshkollë, nga mosha 17 vjeçare
Personat nën moshën 25 vjeçare do të lejoheshin t`i nënshtrohen provimit praktik të vozitjes vetëm nëse e kanë pasur së paku për 12 muaj lejen për mësim të vozitjes (autoshkollës)
Në të ardhmen, të rinjtë në Zvicër do të mund të marrin lejen për mësim të ngasjes së automobilit (për autoshkollë) në moshën 17 vjeçare, për ndryshim nga sot kur kjo është e mundur vetëm për 18 vjeçarët.
Zyra Federale për Rrugë, Astra, e ka lëshuar për konsultim një propozim lidhur me këtë, shkruan srf.ch. Astra po ashtu ka kërkuar që mësimi i vozitjes duhet të përmirësohet, të thjeshtësohet nga pikëpamja administrative dhe të kushtojë më lirë.
Sipas propozimit në fjalë, personat nën moshën 25 vjeçare do të lejoheshin t`i nënshtrohen provimit praktik të vozitjes vetëm nëse e kanë pasur së paku për 12 muaj lejen për mësim të vozitjes (autoshkollës), transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj kohe ata duhet të kenë bërë përvojë praktike në vozitje.
Do të vazhdojë edhe më tutje leja provuese trevjeçare e vozitjes por, duhet absolvuar edhe kursi i rikualifikimit. Ky i fundit duhet të ndiqet në gjashtë muajt e parë pas provimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










