Shqipëria
Lejonin të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen dy punonjës të Policisë Kufitare
Ata akuzohen se kanë lejuar të kalonin kufirin shqiptarëve të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen. Kjo bëhej kundrejt një shume që shkonte deri në 100 euro
Dy punonjës të Policisë Kufitare të Shqipërisë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë lejuar të kalonin kufirin shqiptarëve të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen. Kjo bëhej kundrejt një shume që shkonte deri në 100 euro, shkruajnë mediat shqiptare.
Të arrestuarit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë Luan Xheka, me detyrë ndihmës kontrollor PKKK Muriqan, dhe Bardhok Preçi, Përgjegjës turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin, përcjell albinfo.ch.
“Hetimet kanë dokumentuar se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen”, informoi zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme.
Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












