Kosova

Lëndohen gjashtë persona në aksident trafiku afër Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se në një aksident trafiku që ka ndodhur në mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë- Podujevë në fshatin Trudë janë lënduar gjashtë persona.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një  veturë e tipit WV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.  Si pasoj e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.