Sport
Lëndohet Ajeti, shqetëson De Biasin
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ende nuk dihet se a do të mungojë në ndeshjen kundër Maqedonisë më 5 shtator
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk e ka nisur ashtu si duhet aventurën e tij të re te Torino në Serie A. Të dielën lojtari shqiptar nuk u grumbullua për sfidën ndaj Milanit, ndërsa të hënën ka pësuar një dëmtim në stërvitje që është që duket se është i rëndë, shkruan albinfo.ch.
Klubi njoftoi se 22-vjeçari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të “granatave”. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëlluese pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësuese nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i vendosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha.
Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrolleve të specializuara, për të kuptuar në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do ti nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm.
Pas kontrolleve të specializuara, do të mësohet edhe nëse lojtari do të ketë mundësi të jetë i gatshëm për trajnerin Gianni De Biasi në fillim për ndeshjen miqësore ndaj Marokut e më pas atë ndaj Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












