Futboll

Lëndohet Edon Zhegrova, mungon në ndeshjen e ardhshme

Trajneri i Lillet, Paulo Fonseca, e ka konfirmuar se Edon Zhegrova nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Konferencës kundër Aston Villas.

Fonseca ka thënë se Zhegrovën e pret të kthehet në ndeshjen që Lille e luan të dielën në kampionat kundër Strasburgut.

“Unë pres që ai të jetë gati për ndeshjen e ardhshme në kampionat”, ka thënë tekniku portugez, raporton “L’Equipe”.

Zhegrova të martën ndërpreu seancën stërvitore për shkak të problemit me këmbën e majtë. Lëndimin e pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës ndaj klubit elitar të Anglisë./Koha.net