E-Diaspora

Lëndohet Orhan Ademi, dy javë jashtë fushës

Ademi gjatë sezonit që kaloi ka luajtur në 30 ndeshje. Ai ka shënuar katër gola dhe po aq herë ka asistuar në shënimin e golave

Futbollisti shqiptar nga Zvicra Orhan Ademi, një vit më parë ka filluar të luajë në bundeligën e parë gjermane për klubin Eintracht Braunschweig, i cili këtë vit është ngritur në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman. Por, Ademi ka pësuar gjatë stërvitjeve një lëndim në kofshë dhe për rreth dy javë duhet të qëndrojë jashtë fushës.

Eintracht i Braunschweigut ka qenë ndër klubet e para të bundesligës që të dielën e kaluar i kanë filluar stërvitjet për sezonin e ardhshëm.

Orhan Ademi gjatë sezonit që kaloi ka luajtur në 30 ndeshje por 17 herë është zëvendësuar. Ai ka shënuar katër gola dhe po aq herë ka asistuar në shënimin e golave. Në verën e vitit 2012 Ademi kishte kaluar nga SCR Altach në Eintracht Braunschweig, skuadra që në vitin 1967 ka qenë kampione e bundesligës gjermane