Kosova
Lëvizja pa kufij drejt Shqipërisë, rritet fluksi i vizitorëve
Lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.
Fundjava në Morinë ka nisur me një fluks të artë të qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdetin shqiptar, ndërkohë që lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.
Nga kufiri Kosovë-Shqipëri, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave, e që, sipas tij, ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përudhën e zakonshme me kontrolle.
Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare, do të jetë në zbatim deri më 30 shtator.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














