E-Diaspora
Lëvizja Vetëvendosje feston kuq e zi në Zvicër
Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Zvicër, në qytetin e Bielit (Biel-Biene), kishte organizuar një manifestim feste, ku mysafirët vinin nga të gjitha anët e Zvicrës
Për të përshëndetur të pranishmit, pos aktivistëve dhe anëtarëve të degës së VV-së në Zvicër, kishte mysafirë edhe nga Qendra e VV-së në Prishtinë.
Pas intonimit të Himnit Kombëtar dhe hapjes së festës nga organizatorët, fjalën e mori nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Kosovës.
Duke mos anashkaluar kritikën për pushtetin aktual në Kosovë, Mulhaxha-Kollçaku falënderoi diasporën për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm që ata kanë bërë ndër vite për Kosovën. Ajo po ashtu theksoi edhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lehtësimin për të drejtën e votës, ku diaspora has ende në vështirësi, si dhe për përfshirjen sa më të madhe të diasporës në hartimin e Ligjit për diasporën, shkruan albinfo.ch.
“Festat e Nëntorit vetëm sa na përkujtojnë se projekti i procesit të bashkimit kombëtar ende nuk është kryer”, tha anëtari i Kryesisë së VV-së, prof.dr. Hysamedin Feraj. Duke qenë se bashkimi kombëtar është pjesë e Programit të VV-së, profesor Feraj elaboroi po ashtu edhe shumë fakte e shembuj që mund të përshpejtojnë këtë proces, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në fjalën e tij, kryetari i degës së VV-së në Zvicër, Bekim Hoti, më shumë informoi të pranishmit për fillet dhe aktivitetin e Vetëvendosjes në Zvicër.
Pas fjalimeve, radhën e kishte një film dokumentar nga gazetari Marin Mema, mbi shqiptarët e Sanxhakut në Serbi.
E më pas, pas disa valleve të bukura nga Shoqëria Kulturore Shqiptare „Atdheu“ nga Thun-i, skena ishte rezervuar edhe për këngëtaren Shkurte Fejza, e cila me këngët e saj të pavdekshme bëri që publiku të këndonte njëzëri me të.
Për t’ia shtuar ngjyrat kësaj ngjarjeje ishte përgatitur po ashtu edhe një ekspozitë nga artistë shqiptarë në Zvicër, si Kushtrim Sylejmani, Zogëza Haradini, Avni Hajdari, Adem Dermaku, Sylë Mujaj, Urim Berisha e Mentor Llapashtica.
Pa dyshim që mbizotëronin pikturat për heroin kombëtar Skënderbeun, pasi që viti 2018 ishte shpallur nga Qeveria shqiptare si vit i Skënderbeut.
Në fund nuk munguan as ushqimet tradicionale shqiptare.
















Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












