Literaturë

Libri i Ag Apollonit botohet edhe në gjuhën çeke

“Ulurima e ujkut” nga shkrimtari Ag Apolloni do të lexohet edhe në gjuhën çeke, përcjell albinfo.ch.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Pragë ishte i pranishëm edhe Ag Apolloni, me ç’rast u promovua libri i tij.

Ambasadori i Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, ka thënë ndër të tjera se letërsia është urë që lidh shtetet mes vete.

“Shtëpia botuese më e madhe çeke Albatros i ka dhuruar lexuesit çek një vepër letrare me autor nga Kosova. Me autorin Ag Apolloni dhe përkthyesen e shkëlqyer ne gjuhën çeke, Orkida Backus Borshi, në mesin e botuesve dhe libërdashësve çekë. Letërsia, kultura e arti krijojnë ura bashkëpunimi dhe lidhin popuj e shtete”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.

Foto: Arber Vllahiu/Fb

“Ulurima e ujkut”, një libër që zgjoi mjaft interesim për lexuesit shqiptarë, fillimisht u botua në shqip, më pas në gjuhën maqedonase, kurse gjuha çeke është e treta me radhë në të cilën u përkthye ky libër.

Pas promovimit të djeshëm, Apolloni sot ka festuar ditëlindjen e tij në muzen e Franc Kafkës.

Mbrëmë, në Pragë, u promovua libri i Agut në çekisht. Ndërsa sot, në Pragë, Agu e feston ditëlindjen në muzeun e Kafkës. ???????❤️?

Publiée par Orjela Apolloni sur Jeudi 13 juin 2019