Shkurt.ch
Liburn Aliu ligjëron në Bernë mbi kaosin urbanistik të Prishtinës
Drejtori i urbanizmit i Prishtinës, arkitekti i diplomuar Liburn Aliu do të flasë këtu lidhur me problemet në planifikimin e qytetit. Bëhet fjalë para së gjithash për cilësinë e ndërtimit në hapësirën publike, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimit ilegal
Nesër, më 14 nëntor, në Bernë, në organizim të Shkollës së Lartë Profesionale të Bernës debatohet mbi hapësirat publike të Prishtinës. Për të ligjëruar mbi këtë temë, është ftuar Liburn Aliu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Në qershorin e këtij viti, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe drejtorin e urbanizmit, Liburn Aliu, Shkolla e Lartë Profesionale e Bernës, katedra e arkitekturës, ka mbajtur një modul të Shkollës verore, me temën “Kaosi urban i Prishtinës”. Me atë rast janë përpunuar disa projekte për valorizimin e hapësirës publike. Ligjërata e Aliut në Bernë realizohet në kontekst të këtij bashkëpunimi
Në njoftimin dhe ftesën e bërë nga shkolla e përmendur, përshkruhet gjendja e cila mbretëron në Prishtinë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, gjenjde kaotike kjo, e krijuar nga ndërtimet e pakontrolluara.
“Në rrjedhën e kohës, janë rrënuar praktikisht të gjitha ndërtesat që e kanë karakterizuar këtë qytet dhe ato janë zëvendësuar me të reja. Pasi që praktikisht askush nuk i respekton ligjet në fuqi mbi ndërtimin, hapësirat publike po shkatërrohen nga ndërtimet ilegale”, thuhet në tekst, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i urbanizmit i Prishtinës, arkitekti i diplomuar Liburn Aliu do të flasë këtu lidhur me problemet në planifikimin e qytetit. Bëhet fjalë para së gjithash për cilësinë e ndërtimit në hapësirën publike, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimit ilegal. Do të tregohet me këtë rast se sa e rëndësishme është hapësira publike në procesin shoqëror, shkruan albinfo.ch. Në mënyrë që kryeqyteti i Kosovës t`i fitojë sërish hapësirat e munguara publike, të cilat mund të shfrytëzohen dhe të përjetohen bashkërisht, qytetit i nevojiten autoritete që funksionojnë mirë dhe që i zbatojnë rregulloret e ndërtimit që janë në fuqi.
Ligjërata mbahet të martën, më 14 nëntor, me fillim në orën 19.00.
Do të përshëndesë një përfaqësues nga Ambasada e Kosovës në Zvicër, pastaj Rene Graf, drejtor i Shkollës së Lartë Profesionale të Bernës dhe Jeanette Beck, arkitekte nga Zyra e Planifikimit Urbanistik të Bernës.
Mysafiri, Liburn Aliu, ligjëratën do ta mbajë në gjuhën angleze.
Adresa: Kornhausforum Bern, Kornhausplatz 18, 3011 Bern
Stadtsaal, 1. Obergeschoss
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Nëntor 2017
- Ora19:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit14 Nëntor 2017 - 21:00
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











