Shëndetësi
Ligji për Lehona për herë të parë trajton edhe lehonat e papunësuara
Me këtë projektligj parashihet edhe pushimi prindëror pa pagesë në kohëzgjatje prej katër muajsh për nënën dhe babanë, derisa fëmija të mbushë moshën 2-vjeçare.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka nisur konsultimet publike për Projektligjin e Punës dhe atë për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror. Me këtë rast, Reçica ka ftuar sindikatat, bizneset dhe përfaqësuesit e tyre, shoqërinë civile, ekspertë të fushave, që të kontribuojnë me komente e sugjerime, të cilat do të përfshiheshin në realizimin e të drejtave për qytetarët, e që synohen të përfshihen në këto projektligje. Reçica tha se projektligjet janë një prej reformave kyçe që ka ndërmarrë ministria me të cilën udhëheq, e që kanë për qëllim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punës në marrëdhëniet kontraktuale punëdhënës-punëmarrës, trajtimin meritor të nënave lehona në Kosovë.
Sa i përket pushimit të lehonisë, Reçica tha se 3 muajt e parë të këtij pushimi, pagesa do të bëhet nga punëdhënësi me 70% të pagës bazë, 6 muajt në vijim do të paguhen nga Qeveria e Kosovës me 50% të pagës mesatare në Kosovë dhe 3 muajt e tjerë do të jenë pa pagesë. Në Ligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror për herë të parë do të trajtohen edhe lehonat e papunësuara, të cilat do të kompensohen me një shumë të caktuar të pagës minimale për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë.
Me këtë projektligj parashihet edhe pushimi prindëror pa pagesë në kohëzgjatje prej katër muajsh për nënën dhe babanë, derisa fëmija të mbushë moshën 2-vjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










