Kosova
Limaj: Jashtë të thyhet kurrizi duke punuar, s’ka më mirë se në Kosovë
“Dikush mendon që bota është si në MTV dhe mezi pret me shku. Por, kudo që shkon pa punë nuk ka asgjë. Atje bile të thyhet kurrizi dyfish. Kudo që shkoni, kurrë më mirë se Kosovën nuk do të gjeni”, është shprehur Limaj
Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, në një takim me të rinjtë e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, ia ka porositur ata që t’iu drejtohen qendrave profesionale dhe të vetëpunësohen.
Zv.kryeministri i Kosovës i ka lutur të rinjtë që të mos drejtohen jashtë vendit, por të punojnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për energjinë e re, për ju djem e vajza që të bëheni aktivë”, ka thënë kreu i Nismës, në tubimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
“Sot kurrkush nuk iu kërkon sakrifica kolektive, sot ne po iu themi a ka mundësi me shku në shkollë, me punu, me jua pa hajrin familja. Kështu i shërbeni Kosovës. Kjo bëhet nëse i përvjelim mëngët të gjithë dhe vendosim të punojmë”, tha Limaj, përcjell albinfo.ch.
“Nuk zgjidhet me një njeri asgjë. Nuk ndërtohet shteti me një njeri. Shtetin e bëjmë bashkë, duke punuar bashkë. Kur e bëjmë bashkë, bëjmë diçka të mirë”.
“Qindra djem e vajza kryejnë përditë fakultet po niveli intelektual nuk po ecë. Fatkeqësisht ka djem e vajza që shkojnë në fakultet dhe nuk mësojnë asgjë. Pse sot mos me e provu me shku me marrë zanat, me shku në kurs, me hi në një profesion dhe përmes atij zanati me zënë një vend pune”, ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate.
“Dikush mendon që bota është si në MTV dhe mezi pret me shku. Por, kudo që shkon pa punë nuk ka asgjë. Atje bile të thyhet kurrizi dyfish. Kado që shkoni, kurrë më mirë se Kosovën nuk do të gjeni”, është shprehur Limaj.
“Jam duke ju folur si prind, jo si politikan, si vendas i juaj, nisjani bëni diçka, krijoni shprehinë e punës”.
Kryetarja e Rinisë së Nismës në Mitrovicë, Hana Aliu, ka thënë se Mitrovica është ndier gjithnjë e lënë anash krahasuar me qytetet e tjera si pasojë e politikëbërjes.
Në vazhdim, ajo ka numëruar disa nga aktivitetet e fundit të rinisë së Nismës në këtë qytet.
Më herët, gjatë ditës, Limaj ka mbajtur një takim me të rinjtë e Drenasit dhe Skenderajt. Edhe atje porosia e Limajt drejtuar të rinjve ishte që jo të gjithë duhet të kryejnë fakultete, për të drejtohen nga aftësimi profesional dhe vetëpunësimi. Ai ka premtuar përkrahjen e Qeverisë për projekte vetëpunësuese.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













