Lajme
Linja ajrore evropiane që pezulloi gjysmën e fluturimeve
Linja ajrore skandinave (SAS) ka kritikuar sot një votim të së hënës nga sindikatat që përfaqësojnë pilotët, për pjesëmarrje në grevë.
Linja ajrore vlerëson se do të preket rreth gjysma e të gjitha fluturimeve të planifikuara dhe rreth 30,000 pasagjerë çdo ditë.
“Një grevë në këtë pikë do të ishte shkatërruese për (SAS) dhe vë në rrezik të ardhmen e kompanisë dhe të mijëra punonjësve”, tha shefi ekzekutiv i (SAS), Anko van der Werff.
“Vendimi për të hyrë në grevë tani tregon një sjellje të pamatur nga sindikatat e pilotëve në një situatë kritike në të cilën ndodhet (SAS)”, shtoi ai.
Njoftimi erdhi pas dështimit të përpjekjeve të ndërmjetësimit mes linjës ajrore dhe sindikatave që filluan më 9 qershor, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Shoqata suedeze e pilotëve akuzon (SAS) për përdorimin e pandemisë së koronavirusit si pretekst për të pushuar pothuajse gjysmën e pilotëve të linjës ajrore, të rënë dakord për të drejtën e ripunësimit të mohuar.
(SAS) njoftoi një program për uljen e kostove në fillim të vitit, duke përmendur pandeminë dhe kostot që e bënë linjën ajrore jokonkurruese.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











