Sport
Lira më e mira
Fatmire Bajramaj shpallet „Futbollistja e Vitit 2011“ në Gjermani
Vetëm disa javë pas përfundimit të Kapionatit Botëror në futboll për femra, reprezentuesja e Gjermanise me prejerdhja nga Kosova, Fatmire „Lira“ Bajramaj rikthehet në skenën e futbollit gjerman dhe atë si fituese e titullit „Futbollistja e Vitit 2011“.
Derisa te meshkujt zgjedhja e portierit të ri të Bayernit nga Mynheni Manuel Neuer nuk ishte aq befasuese, fitorja bindëse me 223 vota e Bajramajt (koleget Grings dhe Prinz fituan nga 88 vota) nuk ishte aq e pritur sepse në ndeshjet e Kombëtares gjermane në KB, shumicën e kohës Lira e kaloi në bankën e rezervave. Por vendimtare për këtë titull ishin paraqitjet e shkëlqyeshme për ekipin e saj Turbine Potsdam si në Kampionatin gjerman ku fituan titullin e kampionit poashtu edhe në Champions League ku arritën deri në finale.
Gjithcka dukej se këto paraqitje të mira do të vazhdonin edhe në Kampionatin Botëror të cilin Lira & co. dëshironin ta shëndrronin në një “përrallë verore”. Por gjermanet u ndalën nga japonezet dhe kjo dëshire mbeti vetëm ëndërr. Lira në këtë ndeshje ishte vetëm shikuese edhepse të gjithë ekspertët e futbollit gjerman janë të mendimit se ajo është futbollistja më e mirë e vendit. Këtë mendim nuk ndan selektorja Sylvia Neid e cila nuk kurseu kritikat për prezencën e futbollistes së saj në media, të cilat Lirën veç se e kishin zgjedhur si “Fytyrën e Kampionatit”. Kjo i solli Lirës kontrata reklame për kompani të ndryshme por jo edhe vendin e titullares në ekipin e saj.
Para disa muajsh selektorja Neid ankohej për interesimin e vogël të mediave për futbollin e femrave e kur interesimi u rrit, ajo kritikonte mediat se nuk po i linin të qeta lojtaret që ato të të koncentrohen në futboll. Duke ditur se sa pak fitojnë femrat futbolliste, është krejt normale që të shfrytëzohet rasti për të nënshkruar ndonjë kontratë të levërdishme reklamash por më e rëndësishmja nuk bën të lihet anash – loja e futbollit. Tifozët gjermanë patën dëshirë ta shihnin “Lirën” më shumë në fushën e lojës se sa në reklamat të cilat vërshuan tërë Gjermaninë për një kohë të shkurtë.
Kampionati u harrua shpejt e shiqimet i drejtohen të ardhmes në të cilën Lira do ta provon fatin në skuadrën e saj të re 1.FFC Frankfurt. Klubi dhe tifozët e saj shpresojnë që kembëlehta Lira të shkëlqen e vallëzon në fushë – si ajo Lira para disa muajsh.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












