Sport
Liridon Krasniqi, nga “Baustelli” në futboll profesionist
Ndonëse ka luajtur futboll për skuadra të njohura në Evropë dhe ka qenë pjesë e akademisë së të rinjve në Bayern Munih, Liridon Krasniqi nuk e fsheh edhe punën që ka bërë në të kaluarën e tij.
“Pas gjysmë viti që bëra kontratën profesioniste, unë hasa në disa vështirësi. Për dy vjet kam punuar në “baustell” për 9 euro në orë. Kjo ju duket e pabesueshme por është shumë e vërtetë”, ka thënë ai gjatë një interviste për “Fussball Vorort”, transmeton “albinfo.ch”.
Ai shton se në ekipin ku luan në Turqi ka gjetur lumturinë dhe tashmë karriera e tij është duke ecur për së mbari.
Djaloshi nga Vitia, ka treguar edhe për miqësinë që e ka pasur me lojtarin serb në ish klubin e tij në Nürnberg. “Njeriu me të cilin kam pasur më së shumti shoqëri ka qenë Dejan Janjatoviç i cili aktualisht luan për “FC St. Gallen”, është përgjigjur ai.
Liridoni është i gjatë 1,88 cm dhe sa herë që ka qenë për pushime në Kosovë bukuria e tij ka tërhequr vëmendjen e vajzave. “Unë jam shumë i lidhur me familjen e ajo ka dëshirë që unë të martohem më një vajzë shqiptare”, kishte thënë Liridoni.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














