Integrimi
“Liriku”, reperi shqiptar që po pushton skenën zvicerane
Ai ka tejkaluar skenën e Aargaut dhe është bërë i njohur ehde në nivel vendi
“Saherë që isha i pikëlluar, ishte arti ai që më këndellte. Si fëmijë kam vizatuar shumë e tash merrem me muzikë”. Reperi me rrënjë shqiptare, Liriku nga Aarau, tekstin e tij të parë e kishte shkruar që në vitin 2006. Por ai u prezantua para publikut vetëm gjashtë vite më pas, shkruan aargauer zeitung.
Pasi që në dimrin e vitit 2013 ai publikoi albumin e tij gratis “Akzentfrei”, reperi deri atëherë i panjohur amator u bë befasisht një emër i madh në skenën e rapit, transmeton albinfo.ch.
Ai ka tejkaluar skenën e Aargaut dhe është bërë i njohur ehde në nivel vendi
“Kam marrë urime nga reperë të panumërt”, thotë Liriku.
Pasuan prezantime të shumta në gjithë Zvicrën ndërsa në nëntorin e kaluar ai nisi projektin më të ri, të shtrenjtë, të financuar me mjetet e veta. Fillimisht ai pati mbështetjen e prindërve.
“Familjarët e mi që nga fillimi janë plotësisht në mbështetjen time. Ata e dëgjojnë secilën këngë timen dhe më japin mendimet e tyre”. Kështu, brenda gjysmë viti hapa pas hapi u ngrit në këmbë albumi “Chopfkino”. “Kush e blen albumin, e fiton edhe një biletë për kinemanë time personale”, thotë Liriku për gazetën zvicerane.
Shumica e këngëve të albumit janë krijuar mbi përvojat personale dhe dëshirat e tij. Vetëm disa prej tyre janë të sajuara.
“Nuk mund të qëndroj vetëm në një plan. Unë nuk mund të shkruaj gjithmonë vetëm mbi temën e femrave” thotë ai.
Krahas Lirikut, në album janë të përfshirë edhe 12 mysafirë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














