Lajme
Lirohen nga akuza tre shqiptarët e dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Vjenës
Prokuroria Publike e Vjenës, ka pushuar procedurën penale ndaj nëntë të dyshuarve për përfshirjen në sulmin terrorist të 2 nëntorit të vitit 2020.
Në mesin e të akuzuarve ishin edhe tre të rinj shqiptarë.
Të dyshuarit u liruan nga akuza në mungesë provash. “Hetimi u ndërpre për shkak se hetimet gjithëpërfshirëse për sulmin terrorist të 2 nëntorit 2020 nuk siguruan asnjë provë për përfshirën e të akuzuarve”, thuhet në vendim, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e të akuzuarve ishte edhe i miturit kosovar K.K i cili ishte arrestuar me 03.11.2020 në Vjenë. “Autoritetet austriake nuk kanë gjetur prova që e implikojnë kosovarin me origjinë nga Ferizaj, në aktin kriminal qe kishte rezultuar me katër persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, ka thënë avokati i tij, Armend Deskaj.
K.K, ishte më i riu nga të arrestuarit, ai ishte 16 vjeçar në kohën kur u arrestua, përcjell albinfo.ch.
Përkundër pushimit të hetimeve për përfshirje në sulm terrorist, ata tash akuzohen vetëm për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
“Meqenëse analiza e bartësve të të dhënave të personave të përmendur të akuzuar tregoi gjithashtu dyshime për shpërndarje të materialit propagandues të organizatave terroriste, ndaj tyre u filluan procedura të veçanta hetimore për krimet e përkatësisë në një organizatë kriminale dhe një shoqatë terroriste”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më 2 nëntor nga sulmi terrorist mbetën katër të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në Vjenë.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












