Kosova
Lirohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit
Gjykata Themelore në Prishtinë, në mungesë të provave e liroi nga paraburgimi Dragisha Markoviq, i cili u arrestua tre muaj më parë në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Atij iu shqiptua masa e paraqitjes së detyruar në qendrën policore, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Dy të dyshuarve të tjerë, Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshiq, iu zgjatet masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, Dragisha Markoviq tha se pas tre muajsh “drejtësia fitoi”.
Policia e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, kishte arrestuar Dragisha Markoviq nën dyshimet se ka kryer veprën penale “ zbulim i sekretit zyrtar” në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Prokuroria Special e Republikës së Kosovës, më 24 janar, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhërarrest për Millan Radoiçiq, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë më 16 janar 2018 para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris














