Lajme

Lirohet polici që ka vrarë afrikanin: Ka vepruar në vetëmbrojtje

Pasi i qe kërkuar të ndalonte, një polic kishte shtënë tri herë në drejtim të viktimës, një kongolezi 27 vjeçar të armatosur me thikë kuzhine

Një polic i cili kishte qëlluar për vdekje një kongolez të armatosur me thikë rreth katër vjet më parë gjatë një operacioni në Bex është liruar sot nga gjykata. Zyrtari ka vepruar në vetëmbrojtje, ka vendosur të mërkurën Gjykata Penale Vaud-East, raporton sda.ch.

27-vjeçari kongolez kishte vrapuar drejt policëve me një thikë kuzhine në dorë gjatë një operacioni policor në shkallët e një blloku banesash në Bex VD në nëntor të vitit 2016. Pasi i qe kërkuar të ndalonte, një polic kishte hapur zjarr drejt tij, transmeton albinfo.ch. Polici me përvojë kishte shtënë tri herë në drejtim të viktimës.

Pas të shtënave, policia kishte alarmuar punëtorët e shpëtimit dhe është përpjekur të rianimonte njeriun pa ndjenja. Përkundër  përpjekjeve të menjëhershme të shpëtimit, i riu kishte vdekur në vend.

Vdekja e kongolezit kishte shkaktuar shumë reagime edhe përtej kufijve të kantonit. Disa ditë më vonë, disa qindra njerëz kishin demonstruar në Lozanë për të përkujtuar viktimën, përcjell albinfo.ch. Protesta qe drejtuar gjithashtu kundër të ashtuquajturit “profilizim racor” që përdorin policët në Zvicër, profilizim ky i kritikuar gjerësisht.