Futboll
Lista e gjerë e Zvicrës: Ftohen 4 shqiptarë, debuton Zeqiri
Vladimir Petkoviq ka publikuar listën e gjerë për Kampionatin Evropian 2020
Zvicra ka publikuar listën e gjerë për Kampionatin Evropian 2020, që do të zhvillohet gjatë verës.
Vladimir Petkoviq ka ftuar 29 futbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 26, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e lojtarëve të ftuar janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, kurse për herë të parë është ftuar Andi Zeqiri. Kjo është hera e parë që Zeqiri ftohet nga Zvicra A, kurse mbetet të shihet nëse do të jetë në Evropian.
“Të gjithë 29 lojtarët e kanë mundësinë për ta përmbushur ëndrrën me paraqitje në Evropian. Por, paraqitja e mirë është kryesorja”.
“Më të mirët nga ky moment do të bëjnë gara për të qenë pjesë e Evropianit. Do të jenë 26 lojtarë që së bashku bëjnë një grup të fort. Disa lojtarë të rinj e kanë mundësinë për të marrë eksperiencë”, ka thënë Petkoviq.
Lista e gjerë e Zvicrës
Portierë: Kobel, Mvogo, Omlin, Sommer.
Mbrojtës: Akanji, Benito, Cömert, Elvedi, Lotomba, Mbabu, Omeragic, Rodriguez, Schär, Widmer.
Mesfushorë/sulmues: Embolo, Fassnacht, Edimilson, Freuler, Gavranovic, Mehmedi, Ndoye, Seferovic, Shaqiri, Sow, Vargas, Xhaka, Zakaria, Zeqiri, Zuber.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












