Futboll

Lista e Zvicrës: Xhaka po, Shaqiri jo

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka publikuar listën për ndeshjet e muajit nëntor

Zvicra më 15 nëntor do të përballet me Gjeorgjinë, derisa tri ditë më vonë me Gjibraltarin, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, shkruan albinfo.ch.

Vladimir Petkoviq ka publikuar listën për ndeshjet e nëntorit.

Xherdan Shaqiri do të mungojë sërish për shkak të lëndimit, ashtu si edhe Admir Mehmedi.

Ndërkohë, përkundër telasheve në Arsenal është ftuar Granit Xhaka, derisa rikthehet edhe Albian Ajeti.