CH-Ballkani
Logon e Nënës Terezë e punoi një indiane
Logoja është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë, nga dizenjatorja Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënës Terezë në lagjen Mahim të këtij qyteti
Është publikuar logoja zyrtare e ngjarjes së shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan, shkruan albinfo.ch.
Logoja është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë, nga dizenjatorja Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënës Terezë në lagjen Mahim të këtij qyteti.
Karen Vaswani nee D’Lima thotë se e ka admiruar gjithmonë veprën e saj, vepër që e ka frymëzuar profesionalisht dhe në mjaft aktivitete bamirësie.
“Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ka punuar tre ditë për realizmin e logos. “Tema e zgjedhur nga Vatikani ishte përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit, kështu që vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënës Terezë, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë grafik, me dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave”, shtoi ajo.
Karen Vaswani nee D’Lima thotë se gjatë punimit të kësaj logoje është lutur vazhdimisht, duke falënderuar Zotin për mundësinë që ia dha.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












