Kosova
Lojërat tradicionale në Dukagjin mbledhin bashkatdhetarët
Në hapje të këtyre lojërave organizatorët thanë se lojërat tradicionale bashkuan bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare
Edhe sivjet, si çdo vit tjetër, lojërat tradicionale në rajonin e Dukagjinit kanë mbledhur bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Lojërat u zhvilluan në amfiteatrin natyror në Bogë të Rugovës, ndërsa demonstrimi i shkathtësisë fizike është veçantia kryesore.
Në hapje të këtyre lojërave me karakter garues, organizatorët thanë se rajoni i Rugovës së Pejës në vazhdimësi kulturës shqiptare i dha vlera të larta artistike, përfshirë këtu edhe lojërat tradicionale, të cilat bashkuan bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare, raporton rtk.
Profesori Zymer Neziri tha se lojërat tradicionale të Rugovës janë të hershme, të cilat me ca ndërprerje e vazhduan jetën e vet deri në ditët e sotme, përcjell Albinfo.ch.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, këto aktivitete tradicionale i përshëndeti zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla – Shwarc.
Në garat në rrëzimin e duarve vendin e parë e zuri Granit Kelmendi, në hedhjen e shigjetës, Liridon Cukaj, në garat në tërheqjen e litarit vendin e parë e zuri ekipi i Haxhajve, ndërsa në disiplinën e mundjes fitues u shpall Valdrin Mekaj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet















