Lajme
Loredana dhuron 100 mijë euro për fëmijët nevojtarë
Loredana ka dhuruar një shumë të madhe për fëmijët në nevojë.
Të shtunën mbrëma në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët), në të cilën morën pjesë personazhe të njohura, shkruan lajmi.net, transmeton Albinfo.ch.
Në mesin e tyre ka qenë e pranishme edhe reperja shqiptare, Loredana, e cila ka bërë një gjest shumë fisnik për fëmijët që janë në nevojë.
Reperja ka dhuruar plot 100 mijë euro dhe ka bërë një deklaratë, e cila preku zemrat e të gjithëve, ku u shpreh se është vetë nënë e një vajze, Hanës, dhe dëshiron që të gjitha mamatë të kenë mundësinë të përjetojnë momente të mira si ajo.
“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhuroj 100 mijë euro”, tha Loredana në fjalimin e saj.
Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë










