Kultura
Lorena Beadini, talentja e re e muzikës
Mësuesja e saj e ka vlerësuar lart talentin që ajo ka për muzikë. Vitin e kaluar ajo e paraqiti në një spektakël muzikor "Zentralschweiz Talentshow" ku Lorena u radhit si finaliste
Lorena Beadini është 13-vjeçare. Është e lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e saj janë nga Maqedonia. I ati është nga Tetova, ndërsa nëna nga Shkupi. Lorena është një nga talentet shqiptare që pritet të bëhet një emër i njohur në botën e muzikës.
Që në fëmijëri u dallua për talentin e saj muzikor. Në moshën 6-vjeçare asaj iu dha rasti të këndojë para publikut. Me zërin e fuqishëm Lorena Beadini mori duartrokitje të gjata nga publiku zviceran.
Lorena prej vitesh vijon shkollën e muzikës. Mësuesja e saj e ka vlerësuar lart talentin që ajo ka për muzikë, saqë vitin e kaluar e paraqiti në një spektakël muzikor “Zentralschweiz Talentshow”. Lorena u radhit si finaliste e kësaj gare, e cila u mbajt në nëntor të vitit të kaluar, në kantonin Zug. “Pjesëmarrja në këtë garë ishte një kënaqësi për mua. Unë u jam shumë mirënjohëse gjithë atyre që më kanë përkrahur të bëj hapat e parë në këndim dhe më kanë dhënë rast që të dal para një publiku aq të madh”, thotë ajo për “albinfo.ch”.
Lorena falënderon organizatorin e këtij spektakli, Erich Hunkeler, nga shkolla e muzikës e qytetit Zug, mësuesen e saj, Teresa Kressig, e cila e ndihmon gjithmonë në ushtrimin e zërit si dhe prindërit, e në veçanti nënën e saj, e cila e përkrah dhe i qëndron pranë në çdo hap.
Një herë në javë Lorena shkon në orën e muzikës për të ushtruar për piano. Këndimin dhe muzikën e ka pasion, por nuk i lë anash as mësimet. Sipas saj, mësimet janë primare, prandaj atyre u kushton edhe shumë rëndësi.
Lorena thotë se mund të këndojë në disa gjuhë të huaja, por edhe në shqip. “Përpos gjuhës angleze, unë këndoj edhe në gjuhën spanjolle, italiane, frënge, por gjithsesi edhe në gjuhën shqipe”, shprehet ajo.
Ajo tregon se nuk ka frikë kur del para publikut, madje kjo për të është vetëm kënaqësi.
“Kam pasur rastin të dal disa herë para publikut dhe gjithçka ka qenë një përvojë e mirë për mua. Jam shfaqur para publikut në një festë të madhe në qytetin e Luzernit, siç është “Luga”, pastaj më 2 korrik në “Open Air Seefest” në Zug si dhe në shumë shfaqje të tjera televizive”.
Gjatë muajve të ardhshëm do të fillojnë menjëherë përgatitje të projekteve dhe këngëve të reja, por Lorena ende ka një dëshirë në sirtar: “Dëshira ime është që të këndoj para publikut shqiptar”.
Dëshiron të këndojë para publikut shqiptar
Lorena thotë se mund të këndojë në disa gjuhë të huaja, por edhe në shqip. “Përpos gjuhës angleze, unë këndoj edhe në gjuhën spanjolle, italiane, frënge, por gjithsesi edhe në gjuhën shqipe. Dëshira ime është që të këndoj para publikut shqiptar”, shprehet ajo.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













