Lajme
LSDM kërkon bartje paqësore të pushtetit në Maqedoni
Përmes një njoftimi LSDM që drejtohet nga lideri reformator Zoran Zaev, thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transfer paqësor të pushtetit në Maqedoni
Partia që ka siguruar mbështetjen e partive shqiptare në Maqedoni, Lidhjes Social Demokratike (LSDM) ka kërkuar nga partia rivale, VMRO DPMNE që ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore, dhe pa konsekuenca. Përmes një njoftimi LSDM që drejtohet nga lideri reformator Zoran Zaev, thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transfer paqësor të pushtetit.
Në njoftim citohet se qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore.
“Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për energji elektrike, sepse do të kthehet tarifa e lirë ditore nga dy orë çdo ditë dhe gjatë gjithë vikendit edhe të shtunën edhe të dielën”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Në njoftim po ashtu thuhet shteti nën qeverisjen e LSDM-së do të përparojë edhe drejt BE-së edhe drejt NATO-s.
Ndryshe, LSDM në zgjedhjet e fundit është radhitur partia e dytë me 49 deputetë, pas VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit që ka marrë 51 deputetë. Por, kjo e fundit nuk ka arrit ta formoj koalicionin qeverisës, pasi që partitë shqiptare që kanë siguruar 20 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, kanë refuzuar koalicion me Gruevskin. Partitë shqiptare i kanë dhënë mbështetje LSDM-së, por formimin e qeverisë po e pamundëson presidenti Nikolla Gruevski, i cili nuk po mandaton
Zaevin për kryeministër, nën arsyetimin se po lidhë koalicion me shqiptarët.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja thonë se zgjedhje të reja parlamentare janë dalja e vetme nga situata në të cilën LSDM-ja e solli shtetin, sepse vetëm ashtu qytetarët mund të deklarohen rreth “platformës së Tiranës” dhe nuk do të ndihen të mashtruar, porosit VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat.
“Populli nuk lejon as formimin e qeverisë së Tiranës, as realizim të platformës së Tiranës dhe nuk e interesojnë faturat e Zaevit. prandaj LSDM-ja është në panik dhe është fuqishëm e vendosur që faturën e saj ta paguajë me shitjen e interesave të larta nacionale dhe shtetërore”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Kjo parti e fundit, ka më shumë se një muaj që ka nxjerrë në rrugë simpatizantët e saj duke protestuar kundër koalicionit me shqiptarët, respektivisht kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë Industritë zvicerane të ushqimit dhe shitjes me pakicë janë veçanërisht të varura nga imigracioni, paralajmëron CEO... -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru














