Lajme
Lufta në Ukrainë shkakton shpërthim të çmimit të gazit për familjet zvicerane
Furnizuesi "Energie 360°" (ish Erdgas Zürich), ka rritur çmimin për 84 për qind brenda gjashtë muajve, sipas gjendjes së 1 prillit
Zvicra, pothuajse gjysmën e gazit të saj, e siguron nga Rusia. Dhe Rusia ka njoftuar këtë javë se do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.
Në rastin e gazit, turbulencat në tregjet e energjisë tashmë kanë ndikuar në çmimet që paguajnë familjet për gazin, transmeton albinfo.ch. Furnizuesi “Energie 360°”, për shembull, (ish Erdgas Zürich), ka rritur çmimin për 84 për qind brenda gjashtë muajve, sipas gjendjes së 1 prillit, shkruan srf.ch.
Situata e tensionuar në tregje do të ndihet gjithashtu, e reflektuar në çmime të paqëndrueshme në të ardhmen e afërt, është shprehur zëdhënësi i kompanisë Michael Walser i pyetur nga agjencia e lajmeve AWP.
Çmimet e gazit përshtaten çdo muaj
Në situatën aktuale, çmimet e gazit tashmë nuk mund të fiksohen më për disa muaj. “Ne vazhdimisht po rivlerësojmë situatën dhe nëse është e nevojshme, do të bëjmë përshtatjen e çmimeve të gazit përkohësisht, në baza mujore”, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nga 1 maji, për fillim, nuk do të ketë rritje të mëtejshme.
Tarifat e energjisë elektrike për familjet në Zvicër sipas praktikës së deritashme vendosen vetëm një herë në vit, gjegjësisht, në fund të vitit. Në raundin tjetër të ndryshimit të tarifave, në vjeshtë, ministrja e Energjisë Simonetta Sommaruga thotë se do të shikojë saktësisht se sa po rriten çmimet e energjisë elektrike për privatët dhe çfarë masash nevojiten, të paktën për familjet me të ardhura të ulëta dhe për kompanitë e caktuara të vogla e të mesme.
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, Këshilli Federal tashmë ka ngritur një grup pune për të shqyrtuar nëse nevojiten masa për lehtësimin e rasteve të vështira. Por, për ndonjë kufi që Qeveria Federale do ta vinte mbi çmimet, nuk mund të diskutohet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















