Lajme
Luftë mes bandash, ministri ekuadorian: Kjo është shpallje lufte ndaj vendit
"Ose do të bashkohemi për ta përballuar atë ose çmimi për shoqërinë do të jetë edhe më i lartë,” shkroi ministri Carrillo.
Të paktën pesë persona u vranë, 15 u plagosën dhe disa të tjerë u zhdukën në qytetin port ekuadorian të Guayaquil nga të shtënat dhe një shpërthim, njoftuan sot autoritetet e Ekuadorit, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria e Ekuadorit njoftoi në Twitter se po mbledhin prova për të përcaktuar shkakun dhe motivin e sulmit në lagjen Cristo del Consuelo, në qytetin e Guayaquil.
Ministri i Brendshëm, Patricio Carrillo, tha në një postim në Twitter se anëtarët e krimit të organizuar në Ekuador tani po sulmojnë me mjete shpërthyese.
“Kjo dhunë është shpallje lufte ndaj vendit. Ose do të bashkohemi për ta përballuar atë, ose çmimi për shoqërinë do të jetë edhe më i lartë”, shkroi Carrillo.
Në Guayaquil, i cili ndodhet 270 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Quito, ka të shtëna dhe vrasje të shpeshta nga anëtarët e bandave rivale që besohet se janë të lidhura me tregtinë kombëtare dhe ndërkombëtare të drogës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens











