Lajme
Lugina e shqetësuar, kërkon reciprocitet
Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Hashim Thaçi, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kërkojnë zgjidhje reciproke me serbët e veriut
Deklarata e kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq se me Kosovën do të ishin marrë vesh me lehtë për ndërrimin e territoreve ndërmjet Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës, ka shqetësuar shqiptarët që jetojnë në Serbi. Ata kërkojnë mbështetje nga Prishtina për tejkalimin e problemeve.
Është kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Galip Beqiri i cili i është drejtuar me një letër kryeministri Hashim Thaçi, duke kërkuar që çështja e shqiptarëve në Serbi të zgjidhet në korrelacion me të drejtat e serbëve në veriun e Kosovës.
“Duke pasur parasysh që Beogradi ka refuzuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, Këshilli Kombëtar Shqiptarë shpreh shqetësime të thella për evoluimin e ngjarjeve në rajon e posaçërisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si një hapësirë reflektimi ngjarjesh që kanë ndodhur edhe në të kaluarën”, thuhet në letër.
Deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhënë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, lidhur me këmbim territoresh, sipas Beqirit, tregojnë qartë për Luginën e Preshevës si një poligon i shfryrjeve politike.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar ngreh shqetësimet rreth gjendjes së sigurisë, që mos të përsëritet e kaluara edhe ashtu në një hapësirë tashmë të degraduar”, thuhet në letër.
Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon me urgjencë që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë më pro aktive në mbrojtjet e të drejtave të shqiptarëve edhe ashtu të pambrojtur, dhe të marrin me seriozitet kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për reciprocitet.
“Zgjidhjet e ofruara në Bruksel për asociacionin e komunave serbe në Kosovë të jetë njëkohësisht edhe zgjidhje për Luginën e Preshevës, pasur parasysh kompetencat në fushat me rëndësi jetike si në arsim, kulturë, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe ato kompetenca për vetëqeverisje”, konsideron KKSH.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














