Integrimi
Lulzim Fejzullahi zgjidhet asambleist në Ebensee
Menaxher dhe pronari i hoteleve në Austrinë e Epërme ka siguruar ulësen për gjashtë vitet e ardhshme në Asamblenë e komunës Ebensee të Austrisë nga radhët e partisë SPÖ
Lulzim Fejzullahi, i riu nga Shtupeli i Klinës, sot kishte vetëm pak orë gjumë. Gjatë natës së mbrëmshme ai kishte dy festa. Përveç që festoi ditëlindjen e tij të 31-të, Lulzimi festoi edhe zgjedhjen këshilltar në asamblenë e komunës së Ebensee-s të Austrisë.
I njohur si një menaxher dhe pronar hotelesh në Austrinë e Epërme, tashmë djaloshi nga Klina ka të garantuar ulësen për gjashtë vitet e ardhshme në këtë komunë nga radhët e partisë SPÖ (Partia Socialiste Austriake).
“Jam pakëz i lodhur për gjumë, sepse mbrëmë kemi festuar deri vonë, por sigurisht i lumtur”, thotë ai gjatë ditës së hënë për “albinfo.ch”.
Nga 74 asamblistë që ka komuna e Ebensee, SPÖ deri më tash ka pasur 18-të, por në këto zgjedhje ajo ka marrë edhe dy ulëse më shumë duke arritur numrin 20-të. Lulëzimi është i 9-ti me vota nga partia e tij.
“Sa i përket komunës sonë, ne ndihemi shumë mirë që kemi pasur ngritje në këto zgjedhje, në krahasim me komunat tjera të cilat fatkeqësisht në këtë vit partia jonë ka pasur rënie”, thotë Fejzullahi i cili është i diplomuar për hoteleri.
Komuna Ebensee është një vend turistik ku nuk banojnë as pesë familje shqiptare, por integrimi i mirë i Lulzimit, puna e tij e shkëlqyer në menaxhimin e hoteleve, miqësia e krijuar me vendësit dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga kryetari i kësaj komune, Markus Siller, ka bërë që atë ta votojnë shumica absolute austriake.
“Mendoj se puna ime, integrimi dhe respekti i ndërsjellë ka qenë arsyeja që unë të votohem nga populli austriak”, shprehet Lulzimi, i cili në vitin 2003 kishte migruar për në Austri si emigrant ekonomik.
“Kam përfunduar shkollimin në drejtimin e hotelerisë. Një kohë kam punuar si kamerier dhe më pas kam hapur bizneset e mia. I kam dy lokale hoteliere dhe merrem edhe me ndërtime dhe prona. Po ashtu jam edhe profesor në një shkollë të mesme në këtë qytet”, thotë ai.
Si një profesionist i hotelerisë dhe mësues pranë BFI-së në synimet e tij është që të krijojë kushte më të mira dhe atraktive për turistë si dhe të hapë vende të reja të punës.
“Do të mundohem që këtë komunë ta bëjmë sa më joshëse dhe atraktive për turistë si dhe të hapim vende të reja të punës”, premton Lulzimi i cili është i martuar dhe baba i dy vajzave.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













