Kosova
Lumezi, pret që këtë vit të zbardhen vrasjet e figurave politike
Po ashtu, gjatë këtij viti Lumezi ka thënë se duhet të punojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se këtë vit pret nga prokurorët zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës. Shefi i organit të akuzës ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Po ashtu, gjatë këtij viti Lumezi ka thënë se duhet të punojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, Lumezi ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit është sfidë tjetër për Prokurorinë. Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar kanë zgjidhur 480 raste të korrupsionit. “Korrupsioni nuk luftohet me fjalë e premtime, por me veprime konkrete, në mënyrë që të luftohet përshtypja se në këtë vend të korruptuarit nuk ndëshkohen”, ka thënë ai.
Lumezi ka shtuar se Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka treguar efikasitet të lartë duke zgjidhur më shumë se 66 mijë lëndë.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka ftuar prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis – luftën ndaj korrupsionit. Ai ka theksuar se dy prej prioriteteve të tij janë ta ndihmojnë Kosovën në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Delawie, po ashtu, ka ftuar që rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq të hetohet me profesionalizëm.
Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se prokurorët do të jenë kategoria më e privilegjuar në shoqëri ngase në këtë muaj do të marrin pagat më të mëdha në rajon dhe për këtë, qytetarët presin nga ta rezultate më të mëdha. Ai ka bërë të ditur se gjatë javës që vjen, do të procedojë në Qeveri e pastaj në Kuvend pakon e ligjeve të Gjyqësorit dhe sigurisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit Liri zotëron me elegancë pianon dhe me paraqitjet e tij dinjitoze, është duke mahnitur publikun dhe... -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












